Banorët e Labinotit protestë kundër Rozafas, Gjergj Luca: Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda

schedule19:34 - 29 Qershor, 2020

schedule 19:34 - 29 Qershor, 2020

Banorët e fshatit Labinot-Fushë në Elbasan janë ngritur sërish në protestë pasditen e sotme kundër fabrikës së Peshkut Rozafa. Banorët pretendojnë se biznesmeni Gjergj Luca po u merr tokat.

Luca është pronar i një biznesi të prodhimit dhe përpunimit të peshku, ndërsa më herët banorët janë ankuar po ashtu edhe për ndotjen që shkakton fabrika në fshat.

“Larg duart nga tokat tona”, “Nuk duam zaptim tokash”, janë këto pankartat e banorëve.

Protesta është monitoruar edhe nga forca të shumta policie.

Pronari i fabrikës së peshkut Gjergj Luca është treguar arrogant me protestuesit, duke deklaruar se nuk do të lëvizë nga andej.

“Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua.

Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, është shprehur ai./abcnews.al