Yuri Kim-politikës: Mos ofendoni shqiptarët, janë lodhur nga korrupsioni

schedule18:06 - 29 Qershor, 2020

schedule 18:06 - 29 Qershor, 2020

Bie me 10 pikë klima e të bërit biznes në Shqipëri. përfundimi i dhomës amerikane s’të tregtisë solli tregimin kritik të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Duke folur në emër të shqiptarëve, diplomatja adresoi shqetësimet qeverisë duke i kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe burokracitë.

Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin”, është shprehur Kim.

Presidenti  i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ngriti si shqetësim përkeqësimin e situatës për investitorët  nga disa faktorë  si paqëndrueshmëria politike,konkurenca e pandershme dhe burokracitë.

66% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e perceptojnë klimën e biznesit në Shqipëri në vitin 2019 si të pafavorshme ose shumë të pafavorshme.Ndërkohë që vetem 7% e anëtareve tanë e konsiderojnë atë si pozitive.

“Klima politike për herë të parë përbën indikatorin më të ulët të përcaktuar në 2019, nuk e kemi pasur ndonjë herë kaq të ulët. Klima politike ka ndikim në investimet e huaja. Situata me monopolet dhe me tregtinë e pandershme ka pasur një përkeqësim, numri i anëtarëve që e shikojnë klimën si të pafavorshme është dyfishuar dhe ato që e shikojnë klimën të favorshme është përgjysmuar”, ka thënë Jaço.

Dhoma Amerikane e Tregtisë e kundërshton nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit .Sipas Jaços situata me drejtësinë nuk është e favorshme.

“Që të kesh një listë të tillë është e rëndësishme që të plotësohen disa kushte në lidhje me korrupsionin dhe drejtësinë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Sipas Dhomës së Tregtisë Përkeqësimi i rezultateve të   Index-it  për  2019 kërkojnë një reagim të menjëhershëm të institucioneve.

Kjo pasi  Post-COVID-19  shihet si  një situatë shumë e vështirë për tu përballuar, shumë investitorë amerikan janë prekur në nivelin e të ardhurave por edhe në numrin e të punësuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!