Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqen. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Bardhoc, në vendin e quajtur Hani i Laçit.
Adoleshenti me inicialet L.G është futur për t’u larë, por që fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë më. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e trupit të 16-vjeçarit.
“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia. /abcnews.al