U rikthye titullar dhe shkëlqeu kundër Interit, Dermaku mes më të mirëve

schedule11:17 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:17 - 29 Qershor, 2020

Kastrioti Dermaku e nisi si titullar për Parmën ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Interit. 77 minuta zgjati takimi i tij dhe gjatë kësaj kohë emilianët po kryesonin falë golit të Gervinho.

Pas largimit të mbrojtësit shqiptar nga fusha, i cili zhvilloi ndeshjen e dhjetë në kampionat për këtë sezon, zikaltrit e Contes shënuan dy herë dhe përmbysën rezultatin.

 

Formacioni më i mirë i javës në Serie A

“Gjiganti” i defensivës ishte në formë, bllokoi ofensivën kundërshtare dhe paraqitja e tij është vlerësuar shumë nga mediet italiane. 28-vjeçari është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga Sofascore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!