Nuk ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend, por Juventus rrezikon ta kthejë në një dështim të vërtetë në javët e fundit të Serie A.
“Zonja e Vjetër” u mund 1-0 në fushën e Parmës, në sfidën e shtyrë për shkak të vdekjes së Papa Frannçeskut, duke dalë nga zona Champions në tabelën e klasifikimit.
Goli i Pelegrino në shtesën e pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes dhe humbjen e Juventus, që zbret në vendin e pestë. Objektivi për një vend në Ligën e Kampionëve bëhet më i vështirë, ndërsa skuadra bardhezi mund të mbetet pa Kupat e Europës.
Kërcënimi është serioz nga Lazio dhe Fiorentina, që fituan sfidat e tyre.
Lacialët kaluan 2-0 transfertën e Genoa, duke barazuar Juventus në kuotën e 59 pikëve në klasifikim.
Kastajanos në pjesën e parë dhe Dia në të dytën vulosën suksesin e Lacios, që mban gjallë shpresat për një vend në Champions.
I njëjti diskutim vlen për Fiorentinën, që mundi jashtë fushës së saj 2-1 Kaljarin.
Vendasit shënan të parët me Pikoli, por Gësens dhe Beltran përmbysën shifrat duke ngjitur skuadrën vjollcë në kuotën e 56 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit italian.