Barcelona nuk po kalon një moment të mirë. Barazimi 2-2 në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigo ka sjellë trishtim në kampin katalanas dhe Reali kryeson kampionatin i vetëm me dy pikë më shumë. Gjashtë javë kanë mbetur deri në fund të sezonit dhe djemtë e Setien nuk e kanë më në dorën e tyre fatin e titullit.
Problemet në fushën e blertë nuk janë të vetmet, pasi ekipi ka humbur harmoninë. Antoine Griezmann e nisi nga stoli duelin jashtë fushe kundër skuadrës galiciane (u fut në fushë 9 minuta nga fundi) dhe nuk e priti aspak mirë vendimin e trajnerit për ta lënë jashtë.
Sulmuesi francez i kërkoi shpjegime Setien para fillimit të ndeshjes, prapaskenë që zbulohet nga mediet spanjolle. “Pse nuk do luaj si titullar?“, i është drejtuar Griezmann trajnerit dhe ky i fundit e ka “sqaruar” lojtarin, duke i bërë të ditur se kjo ishte dëshira e Leo Messit.
Ylli argjentinas është një “mbret” te Barcelona, ai ka preferuar Ansu Fati në krah, diçka që ka ndikuar në uljen në stol të Griezmann. Marrëdhëniet mes kampionin e botës nuk kanë qenë asnjëherë të mira, por rasti i fundit i ka vënë vulën dhe ka krisur krejtësisht raportin mes dy lojtarëve ofensivë. /abcnews.al