Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, ka folur hapur për Supersport pas humbjes 0-3 ndaj Teutës. Dedja, thuajse i dorëzuar, pranoi problemet në skuadër, si dhe tha që do të ndrsyhojë strategjinë e stërvitjes së skuadrës.
“Kuptohet nga vetë rezultati dhe situata ku jemi. Kemi shumë probleme në skuadër dhe nga eksperienca që kam, mu duk se pavarësisht eliminimit në Kupë, skuadra kishte rritje. Aktivizova dhe disa lojtarë që e ndjejnë fanellën. Këta lojtarë që futa sot, mendoja se kanë përgjegjësi dhe kisha besim.
Gilmani është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, është kapiteni. Zëvendësimin e tij unë e bëra sepse u dëmtuam me penalltinë nga sulmuesi ynë, që pakuptim e ktheu topin në mbrojtje. Po shkonim shumë ngadalë në sulm. Prandaj mendova që ta ndërronim në pjesën e dytë.
Kemi probleme me përplasjen kundër rivalit, sot kishim disa përpjekje, por në fund u dorëzuam. Unë kam kontratë deri në fund të sezonit dhe do të mundohem të rris ngarkesat dhe do të mendoj për diçka tjetër. Do të rris ngarkesat në skuadër. Jam munduar të kontribuoj për Shkodrën, për këtë qytet. Por kam gjetur këtë që thashë, të rris ngarkesat dhe të paktën, të rritet karakteri luftarak në skuadër”, tha Dedja./abcnews.al