Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 72 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 2402.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja janë konfirmuar: 19 në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Po ashtu, njoftohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 persona nga Covid-19, ndërsa numri total i të shëruarve në vend rritet në 1,384.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5 /abcnews.al/