Veprim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku e ka cilësuar kreu demoktrat Lulzim Basha procedimin penal ndaj tij për protestën, ku u bllokuan 4 akset rrugore në mbështettje të banorëve për rrugën e Kombit. Në një deklaratë ëpr mediat Basha tha beteja do të vazhdojë dhe askush nuk do t’indalojë.
Të procedohej si organizues i tubimeve për mosbindje civili që startoi me bllokimin e katër prej akseve kryesore në vend për Bashën është nder.
“Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e Kombit”.
Ndërsa nuk kurseu gjuhën e akuzave ndaj Kryeministrit dhe Kryeprokurores, kreu i demokratëve u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë mosbindjen civile, pasi sipas tij vendi është në prag të vendosjes së autokracisë.
“Veprim qesharak i hetuesit Rama–Marku, që ekzopon për fat të keq atë që e kemi paralajmëruar me kohë. Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve”.
Si për të përforcuar qëndrimin për të vijuar më tej aksionin opozitar, në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe kryebashkiakut të Kukesit, Basha tha se PD është e vendosur në kërkesën e saj që të mos ekzistojë asnjë taksë apo nje tarifë shtesë për rrugën e Kombit.
“Kam shprehur vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që asnjë pengesë e re most ë vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, port ë hiqen pengesat ekzistuese. Të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e padiskutueshme e kësaj është përkushtimi i Partisë Demokratike që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit”./abcnews.al