Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PROFIL/ Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror

schedule09:26 - 12 Nëntor, 2026

schedule 09:26 - 12 Nëntor, 2026

TIRANË- Esmeralda Hasani është drejtoresha e re e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), e cila u emërua më 12 nëntor 2026 me dekret të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Po kush është drejtuesja e re e SHISH?

Esmeralda Hasani është diplomuar në të drejtën ndërkombëtare në Milano dhe ka përfunduar një master për planifikimin dhe zhvillimin e projekteve në Innovation Business School në Bruksel.



Hasani qenë lektore e së drejtës evropiane dhe procesit të integrimit në Universitetin Barleti. Ka drejtuar Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (2015–2019) dhe më pas ka qenë drejtoreshë ekzekutive e Institutit Adriapol.

Më tej ajo ka shërbyer si konsulente e lartë pranë zyrës së kryeministrit për planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve, si dhe ka mbajtur pozicionin e shefes së Departamentit Mbështetës në SHISH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!