Ilir Daja është i përzgjedhuri i Shkëndijës së Tetovës. Trajneri i Skënderbeut është përfolur shumë këto ditë si një kandidaturë për stolin e tetovarëve. Teknikut Ernest Gjoka i përfundon kontrata në fund të muajit dhe ende nuk ka një marrëveshje të re.
Gjasat janë që palët të shtrëngojnë duart dhe Gjoka të mendojë për një tjetër aventurë si trajner. Sportmedia.mk raporton se për Dajën ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Në Tetovë ai nuk do të shkojë vetëm.
Artim Pollozhani po mendon ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe është projektuar si ndihmësi i Dajës te Shkëndija, klub që ai e njeh shumë mirë. Nga Superiorja kuqezinjtë duan të marrin edhe lojtarë.
Pasi biseduan me Bruno Telushin, ata i janë kthyer edhe njëherë pistës së Bruno Ditës. Shkëndija e donte mesfushorin edhe në janar, por kontrata me Skënderbeun u bë pengesë që të transferohej. / abcnews.al