Sot u zhvillua java e fundit e Bundesligës dhe Bayerni fitoi titullin e tetë radhazi në Gjermani. Plot 34 gola u shënuan, teksa u morën edhe verdiktet e fundit të këtij sezoni. M’Gladbach ia doli të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm, duke iu bashkua Bayernit, Dortmundit dhe Leipzig.
Jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube mbeti Bayer Leverkusen. “Aspirinat” do të garojnë në Europa League së bashku me Hoffenheim dhe Ëofsburg. Werder Bremen ia doli të shpëtonte, për momentin.
Signing off in style ✍️#BundesligaMD34 pic.twitter.com/UMwVigCZLq
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) June 27, 2020
Skuadra e Milot Rashicës nuk u përmbajt kundër Koln, duke fituar 6-1. Ylli dardan realizoi golin e dytë të ndeshjes (i teti në kampionat për këtë sezon). Werderi u nderua nga Union Berlin, që mposhti 3-0 Dusseldorfin e Valon Berishës.
Këta të fundit iu bashkuan Paderbornit në Bundesliga 2, ndërsa Werderi do të luajë dy ndeshje “play-out” me skuadrën e vendit të tretë në Bundesliga 2. /abcnews.al