Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2 persona humbin jetën nga koronavirusi tek Infektivi

schedule10:32 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 27 Qershor, 2020

Situata në spitalin Infektiv është rënduar. Dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Minisria e Shëndetësisë konfirmon se dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

LEXO EDHE:  61 të prekur, 2 të vdekur: Ditë e “zezë” prej koronavirusit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 61 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 61 raste të reja. Ndërkohë orët e fundit janë shëruar 48  persona. Ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!