Konfirmohet me koronavirus një 80-vjeçar në Sarandë, u infektua në Tiranë

schedule22:29 - 26 Qershor, 2020

schedule 22:29 - 26 Qershor, 2020

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 konfirmohet pak minuta me parë në Sarandë.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemoragjie cerebrale.

Një natë më parë i është marrë tamponi i cili ka rezultuar pozitiv, momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ./abcnews.al