Jo vetëm Dinamo Zagreb, Ernest Muçin e duan edhe tre klubet e njohura greke

schedule22:19 - 26 Qershor, 2020

schedule 22:19 - 26 Qershor, 2020

Ernest Muçi është një nga talentet më të mëdhenj të Kategorisë Superiore. Sulmuesi 19-vjeçar, ka shënuar 9 gola këtë sezon me Tiranën (pesë në kampionat dhe katër në Kupën e Shqipërisë).

Lojtari, i cili është pjesë e Shqipërisë U-19, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të huaja. Dinamo Zagreb e pëlqen shumë, por ka interes edhe nga Greqia. tportal.hr raporton se në garë për Muçin janë edhe Olympiacos, AEK dhe Panathinaikos.

“Gjigantët” grekë po e monitorojnë me kujdes lojtarin e kryesuesve të Superiores, të cilët duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Presidenti Refik Halili, u shpreh kohë më parë se për lojtarin ofensiv ka pasur oferta, që kanë mbërritur deri në 500 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!