Lazio dhe Marash Kumbulla kanë gjetur një akord. Mbrojtësi i Shqipërisë ka pranuar të transferohet te Lazio, ku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale prej 1.5 milion eurosh.
Madje, Lazio ka bërë dhe një ofertë konkrete për kartonin e futbollistit kuqezi. SkySport Italia raporton se Lazio ka ofruar 26-27 milion euro për kartonin e 20 vjeçarit.
Kjo ofertë, është në tryezën e drejtuesve të Hellas Veronës, të cilët ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar. Por e ardhmja e Kumbullës, duket te Lazio./abcnews.al