Milan i është rikthyer dhe një herë çështjes së Tiemoue Bakayoko. Mesfushori i cili është në pronësi të Chelseas, me shumë mundësi nuk do të kthehet në Londër dhe do të vendoset sërish në merkato. Kuqezinjtë janë gati të përfitojnë nga situata, ku dhe në merkaton e janarit u fol shumë për një kalim të lojtarit në Milano.
Trajneri i ardhshëm i “Djallit”, Ralf Rangnick, është një fanatik i skemës 4-2-2 dhe e shikon Bakayokon si partnerin e duhur për Bennacer në mesfushë. Kartoni i francezit kushton 20 milionë euro dhe drejtuesit e Milanit janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë 4-vjeçare, ku pagesa do të jetë 4 milionë euro.
Madje mbrëmjen e djeshme ka qenë gazetari Nicolo Schira, ai që ka konfirmuar interesimin e Milanit për mesfushorin. Ai shkruan se këtë herë kuqezinjtë e kanë seriozisht, por problemi do të jetë te kartoni i tij, ku Chelsea nuk e lëshon pa 40 milionë euro. /abcnews.al

