Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bllokuar prej më shumë se dy orësh në aeroportin e Bolonjës, në pritje për të ardhur në Shqipëri.
Mësohet se emigrantët shqiptarë kanë prerë bileta me kompani të ndryshme dhe në momentin kur kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë sepse kompanitë shqiptare kishin prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.
Video e publikuar në rrjetet sociale tregon qytetarët shqiptarë që kërkojnë të vazhdojnë me procedurat e hyrjes për kthimin në atdhe.
Edhe pse ka disa orë që shqiptarë protestojnë në aeroportin e Bolonjës, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar për fluturimin e tyre drejt Rinasit.

