Skuadra e Milanit kërkon prej disa kohësh me ngulm shërbimet e mesfushorit të talentuar të Salzburg, Dominik Szoboszlai. 19 vjeçari ka impresionuar në Austri dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.
Kuqezinjtë po ndjekin me shumë interes futbollistin dhe e duan në skuadër sezonin e ardhshëm, por gara është bërë shumë e fortë. Kjo pasi PSG është gati të bëjë një ofertë konkrete.
Mbrojtësi Marquinhos është detyruar të luajë shumë ndeshje në mesfushë, pasi alternativat për PSG-në në këtë repart nuk kanë bindur. Dominik Szoboszlai shihet si e tashmja dhe e ardhmja e mesfushës nga drejtori Leonardo, i cili po pret vetëm miratimin e trajnerin Tuchel për të nisur ofertën e parë drejt Salzburg. Milan duhet të nxitojë…/abcnews.al
PSG have enquired for RB Salzburg midfielder Dominik Szoboszlai (19), AC Milan & Arsenal also in for him, according to @ManuLonjon. https://t.co/WiqCOrAyjF
— Get French Football News (@GFFN) June 25, 2020

