Maskat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, dhe janë të shumtë ata që kanë krijuar lloje të ndryshme për të qenë sa më të përshtatshme për njerëzit. Së fundmi, një biznesmen belg ka krijuar një maskë të veçantë, me pjesën e poshtme të fytyrës të printuar në të.
Duke përdorur një software dhe një aplikacion telefoni, Charles de Bellefroid ka prodhuar maska në të cilat printohen tiparet e poshtme të fytyrës së njeriut. Ai tha se ideja për krijimin e kësaj maske lindi, pasi kompania e tij për përballej me vështirësi për shkak të situatës së krijuar.
“Kjo maskë iu jep mundësinë personave që e përdorin atë, të përcjellin emocionet e tyre pozitive dhe njëkohësisht të mund të njihen me të tjerët.”, tha Bellefroid. “Smiling mask” kushton 23 dollarë dhe mund të lahet deri në 10 herë. /abcnews.al