VIDEO/ Goli perfekt shënohet në Austri, befason kapiteni i Salzburg!

schedule09:50 - 25 Qershor, 2020

schedule 09:50 - 25 Qershor, 2020

RB Salzburg nuk pati mëshirë kundër Rapid Wien. Përballja u mbyll me rezultatin 2-7 në favor të skuadrës kryesuese të kampionatit austriak. Në këtë ndeshje shënoi edhe një shqiptar, mbrojtësi Albert Vallci që luan për kombëtaren austriake.

Gjithsesi vëmendjen e ka marrë kapiteni Zlatko Junuzovic, i cili në minutën e 65-të i çoi shifrat në 1-6 për skuadrën e tij. Mesfushori serb, pjesë e Austrisë, realizoi një eurogol pas një goditjeje këndi.

Topi i hedhur në zonë u shfrytëzua në mënyrë të përkryer prej tij. Një goditje potente ishte e pandalshme për portierin kundërshtar, i cili nuk kishte çfarë bënte tjetër veçse ta nxirrte topin nga rrjeta. /abcnews.al