Aktakuzat e Hagës për Thaçin dhe Veselin, Gashi: Dite e rendë dhe e keqe për Kosovën

schedule17:39 - 24 Qershor, 2020

schedule 17:39 - 24 Qershor, 2020

Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin. Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Lidhur me këto zhvillime të fundit, ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Lexo edhe: Larg vëmendjes së medias, kreu i SHISH, Lleshaj e Gjonaj në takim me Olsjan Çelën

Në reagimin e tij, Gashi shkruan se akuzat e ngritura ndaj presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli janë ende të pakonfirmuara nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake.

Po ashtu, Gashi shprehet se kjo është një ditë e rëndë dhe e keqe për Kosovën.

Reagimi i plotë:

Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.

Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.

Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.

Dite e keqe dhe e rende per Kosoven. /abcnews.al/