Eduart Lamaj nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në fundin e muajit maj në Laç.
Eduart Lamaj është i njohur edhe me emrin Leandro Simoni.
I riu nga Laçi është në kërkim edhe nga policia greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.
Abcnews.al ka siguruar foton e Lamajt ndërsa ka qenë në spital, në oksigjen, nën kujdesin e mjekëve të cilët u arrestuan ditën e sotme për moskallëzim krimi.
Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së tij në kryeqytet dhe u arrestua në momentin që po mjekonte plagën që kishte marrë në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në atentatin ndaj dy biznesmenëve./abcnews.al