Sergio Aguero pësoi një dëmtim të rëndë në takimin kundër Burnley, që u zhvillua mbrëmjen e së hënës dhe u mbyll me fitoren 5-0 të “Cityzens”. Foden dhe Mahrez shënuan nga dy gola, ndërsa David Silva tundi rrjetën një herë.
Aguero u aktivizua nga stoli në këtë sfidë, por pas vetëm pak minutash, u dëmtua në gju. Mendohet se argjentinasi e ka mbyllur sezonin aktual para kohe, ndërsa vetë Aguero në faqen e tij zyrtare, e konfirmoi
“Skanimet që bëmë sot në mëngjes, konfirmuan se kam dëmtuar gjurin tim të majtë. Është për të ardhur keq, por unë jam në një gjendje të mirë psikologjike dhe i fokusuar që të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta”, shkroi Aguero./abcnews.al
The scans I did this morning have confirmed that I have damaged my left knee. It’s a pity but I’m in good spirits and so focused to come back as soon as possible. Thank you very much for all your messages!
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) June 23, 2020