Land Rover ka nxjerrë në treg makinën e re Defender, e cila do të jetë e pajisur me një tendë. E ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë italiane Autohome, tenda mund të montohet shpejt dhe është bërë posaçërisht për udhëtime të gjata.
Tenda ka një gjatësi prej 2.3 metrash dhe është krijuar që të ketë vend për dy të rritur dhe një dyshek me madhësi të plotë, gjë që e bën atë aksesorin e përsosur për udhëtime gjatë natës.
![]()
Giuseppe Fercodini, drejtori ekzekutiv i Autohome, tha: “Land Rover ka punuar me teknikët tanë për të krijuar një tendë unike si çati për Land Rover Defender. Kjo tendë është shumë më tepër sesa një aksesor kampingu: komoditeti e bën atë ideale për një pushim gjatë rrugës.” /abcnews.al
![]()
![]()

