Basha pas takimit me aleatët: Nga e marta, mosbindja civile

schedule19:23 - 5 Prill, 2018

schedule 19:23 - 5 Prill, 2018

Pas një takimi me aleatët opozitarë në selinë blu, Lulzim Basha ka shpallur vendimin për të vijuar aksionin e mosbindjes civile pas festës së Pashkëve ortodokse.

Vendimi u mor. Opozita e bashkuar do të vazhdojë të protestojë.

“Në këtë kuadër, edhe javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë, në respekt të së dielës dhe së hënës së Pashkëve Ortodokse , ne në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët, dhe natyrisht në solidaritet total me kuksianët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës e cila do të shtrihet në mbarë Shqipërinë”.

Në këtë përfundim ka arritur Partia Demokratike dhe aleatët pas rezultait që prodhoi protesta e bllokimit të rrugëve.

“Janë ngritur njerëzit të cilët kanë parë se do tu 5 fishohet taksa e pronës pa asnjë shpjegim dhe do ta paguajnë edhe këtë në faturën e ujit dhe dritave. Prandaj qytetarët kanë reaguar sot.

 “Opozita i falenderon nga zemra dhe i garantoj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi në krahun tuaj. Nuk kemi asnjë mision tjetër dhe detyrë më të rëndësishme e të madhe se të jemi në krahun tuaj”.

Për Lulzim Bashën shqiptarët protestuan edhe kundër vendosjes së TVSH për biznesin e vogël e kundër taksës së pronës.Banorët e Kukësit arritën ta bëjnë kryeministrin të kërkojë falje por kjo nuk mjafton për kreun demokrat.

“Edi Rama nuk është tërhequr, Edi Rama sot ka pranuar fajin dhe përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës”.

Opozita kërkon anullimin e menjëherhshëm të tarifës në rrugën e kombit dhe kryeministri të japë përgjigje ligjërisht dhe penalisht për terrorizimin e qytetarëve në mes të natës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!