Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 43 vjeçares Manjola Prifti, banuese në Tiranë.
Sipas Policisë 43 vjeçarja ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Italiane, e kanë dënuar Manjola Priftin me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./abcnews.al