Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shoferi përplas fëmijën 8 vjeç në Tiranë dhe largohet nga vendngjarja

schedule14:41 - 22 Qershor, 2020

schedule 14:41 - 22 Qershor, 2020

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur një fëmijë të mitur, 8 vjeç dhe më pas  është larguar nga vendngjarja.

Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit”, njofton policia. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!