Lippi “tremb” Juventusin: Kujdes në Bologna, Interi është për titull!

schedule17:20 - 22 Qershor, 2020

schedule 17:20 - 22 Qershor, 2020

Mbrëmbjen e djeshme skuadra e Interit arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Sampdorias në “San Siro”. Të besuarit e Antonio Contes kaluan me rezulatatin 2-1 miqtë dhe tani e shikojnë veten 6 pikë larg Juventusit të vendit të parë. Afrimi me kreun e renditjes e ka gëzuar dhe ish-trajnerin e zikaltrëve, Marcelo Lippin, i cili i konsideron ata si pretendet për titull.

”Kam 15 ditë që e them se Interi duhej ta mposhte Sampdorian dhe më pas distanca me Juven do të ishte vetëm gjashtë pikë. Edhe pse nuk ka një ndeshje direkte me bardhezinjtë, unë besoj se Interi mund të luftojë për titullin kampion”, deklaron ish-trajneri i kombëtares italiane.

”Sfida e Juventusit në Bologna? Pres një reagim nga “Zonja e Vjetër”, pas humbjes në Kupë me Napolin. Megjithatë do të jetë shumë e vështirë për juventinët sonte pasi kanë dhe presionin me vete. Unë besoj se Sarri do të kthehet të fitorja dhe të golat, por siç e thashë dueli për titullin kampion nuk ka përfunduar”, mbyll Lippi. /abcnews.al