Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Mbretit Harald i pestë të Norvegjisë i cili nderroi jete kete te premte ne moshen 89 vjecare, pas disa ditesh trajtim ne Spital per shkak te problemeve te renda shendetesore te lidhura me nje semundje bakteriale ne gjak.
Figurat me te larta te Shtetit Norvegjez por edhe lider nderkombetar shprehen ngushellimet e tyre per ndarjen nga jeta te Monarkut Norvegjez, ndersa mijera qytetare te thjeshte I dhane lamtumiren e tyre Mbretiti duke vendosur tufa me lule jashte Pallatit mbreteror.
Qeveria Norvegjeze ka shpallur periudhe Zie deri ne perfundimin e ceremonise se furneralit se monarkut qe nderroi jete kete te premte ndersa Kryebashkiakja e Oslos kryeqytetit norvegjez njoftoi se kishte anuluar Dasmen e saj te planifikuar kete te premte.
Pallati Mbretëror në Oslo njoftoi se monarku ndërroi jetë në orën 06:35 të mëngjesit, në Spitalin Kombëtar të Norvegjisë.
Harald V ishte në fron që prej vitit 1991 dhe gjatë më shumë se tri dekadave u shndërrua në një prej figurave më të dashura të vendit. Ai do të mbahet mend për kontributin në modernizimin e monarkisë dhe afrimin e saj me shoqërinë.
Harald lindi më 21 shkurt 1937 pranë Oslos. Ishte vetëm tre vjeç kur Gjermania naziste pushtoi Norvegjinë dhe familja e tij u largua fillimisht drejt Suedisë, e më pas në Shtetet e Bashkuara. Pas luftës u kthye në Norvegji, ku kreu shkollimin dhe shërbimin ushtarak. Në vitin 1957 u bë Princ i Kurorës, ndërsa më vonë studioi në Universitetin e Oksfordit.
Një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij ishte martesa me Sonja Haraldsen, vajzën e një biznesmeni. Lidhja u kundërshtua fillimisht nga familja mbretërore, por Harald këmbënguli dhe çifti u martua në vitin 1968. Harald ishte gjithashtu një sportist i apasionuar dhe përfaqësoi Norvegjinë në tre Olimpiada në lundrim me vela. Në javët e fundit ai po trajtohej për anemi hemolitike, një sëmundje e rrallë e gjakut, dhe ishte shtruar në spital që prej 17 gushtit.
Pas vdekjes së Harald V, froni norvegjez i kaloi djalit të tij, Princit të Kurorës Haakon i VIII , i cili kishte ushtruar përkohësisht detyrat e mbretit gjate kohes qe I atij I tij ishte ne Spital. Vajza e Mbretit te ri 53 Vjecar, 22 vjecarja Ingrid Alexandra behet tashme princesha e pare e kurores.

