Një tjetër person ka humbur jëtën këtë të hënë në Kosovë, duke e çuar në 37 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, bën me dije se viktima e fundit nga Covid 19, është një pacient 70-vjeçar. Viktima është thënë se ka qenë nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërkohë gjatë ditës së hënë në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus.
Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Marrë parayshs të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi./abcnews.al


