792 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, si janë të shpërndarë sipas qyteteve

schedule10:52 - 22 Qershor, 2020

schedule 10:52 - 22 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një ulje të rasteve të reja me koronavirus, krahasuar me ditët e tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 33 raste të reja. Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE: Ulet numri i testimeve, 33 raste të reja me koronavirus: Qytetet problematike

Mirëpo, numri i personave aktivë me virusin vijon të jetë i lartë. Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            366

Durrës           150

Shkodër        133

Vlorë              54

Fier                 37

Korçë             18

Lezhë             14

Elbasan          10

Kukës             8

Gjirokastër    1

Berat              1

/abcnews.al