Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, në një reagim pas fjalimit të kryeministrit Rama në Parlament, nuk komentoi deklaratat e tij. Shehu kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që gjenden në burg pas protestës në Rrugën e Kombit.
“Shfrytëzojmë këtë moment sot për t’i bërë thirrje Edi Ramës që të lirojë menjëherë 11 kuksianët. Ata janë qytetarë të Kukësit, jhanë hallexhinj”, u shpreh Shehu./abcnews.al