Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me Covid-19. Po ashtu, 29 persona janë shëruar nga virusi.
‘’Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, numri total i të prekurve tani në Kosovë është 2169, ndërsa deri më tani 1047 persona janë shëruar dhe 36 persona kanë ndërruar jetë.


