Kati i fundit i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në katin e tetë të një pallati në zonën e njohur si “Don Bosko” në kryeqytet.
Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë. Policia njofton se zjarri ka rënë në një banesë në pronësi të M.Ç., 60 vjeç, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al