Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

schedule08:01 - 21 Qershor, 2020

schedule 08:01 - 21 Qershor, 2020

Serbët këtë të dielë votohet sot për zgjedhjet e përgjithshme. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00 dhe mbi 6,5 milionë banorë kanë të drejtë vote.

Qytetarët serbë po votojnë për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh, për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale – 167 sosh.

Votime gjithashtu do të zhvillohen edhe në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku për herë të parë, garojnë partitë shqiptare në një listë të përbashkët.

Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra të votimit, apo 20 qendra të grumbullimit të votave.

Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë – praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese.

Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, po mbahet në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Mbi 450 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë katër ditëve të fundit, ndërkaq numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 2 073./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!