Valentino Murataj ishte në një ditë të shkëlqyer sot dhe zhvilloi një takim shumë të mirë. Bylisi i tij mposhti 1-0 Skënderbeun në Ballsh dhe mesfushori i gëzohet kësaj fitore në prononcimin e dhënë për Supersport, aty ku nuk e kursen një batutë për trajnerin Dovedan.
BYLIS – “Kishim dy mungesa shumë të rëndësishme, si Mëllugja dhe Qardaku. Forca jonë është grupi dhe luajmë të gjithë si një grup i vetëm. Pjesën e parë të sezonit kishim si pikë reference Guindo, por tani shpresojmë që ta kalojmë edhe këtë vështirësi”.
BATUTA – “Trajneri mesa duket i harxhon të gjitha fjalët në stërvitje, pasi vetëm na bërtet, ndërsa këtu i kursen fjalët. Ai nuk shprehet asnjëherë i kënaqur, pasi dëshiron që të jemi shumë mirë dhe me këmbë në tokë, ashtu si në pjesën e parë të sezonit”.
E ARDHMJA – “Nuk e di, pasi vendos presidenti për mua. Kam kontratë me këtë klub. Unë kam pasur bisedime, por shpresojmë të bëhet më e mira”. /abcnews.al