3 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për një ditë sa më të mirë

schedule15:43 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:43 - 20 Qershor, 2020

Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, pasi ajo çfarë bëni në orët e para të mëngjesit, ndikon në pjesën tjetër të ditës, edhe pse nuk e vini re.

Më poshtë, janë renditur tre veprimet që duhen bërë sapo të zgjoheni për ta nisur ditën me ‘këmbë’ të mbarë, shkruan abcnews.al.

Hani mëngjes me qetësi

Pse është e rëndësishme të hani mëngjes? Anila Kalleshi tregon ...

Duhet të shmangni zgjimin vonë, përndryshe nuk do të keni kohë për të ngrënë mëngjes. Për ta shmangur këtë, përgatisni mëngjesin një natë para, që ta keni gati për mëngjes pa u shqetësuar për vonesat.

Bëni të paktën 5 minuta ushtrime fizike

Mbi 40 vjeç! 5 ushtrimet që duhet t'i bëni çdo javë - Shekulli

Ushtrimet fizike në mëngjes ju ndihmojnë të jeni më energjikë si dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit. Gjithashtu, është e rekomandueshme që disa minuta mund të bëni dhe joga, por nëse nuk ju pëlqen, mjafton të bëni 5 minuta ushtrime të thjeshta për të vënë trupin në lëvizje.

Shmangni celularin për të paktën 30 minuta

Pse nuk duhet ta lini kurrë celularin në karikim afër krevatit ...

Ekspertët thonë se përdorimi i rrjeteve sociale, mesazheve apo çfarëdo lloje veprimi tjetër që bëni në telefon në mëngjes, konsiderohet si një praktikë e pashëndetshme. Sipas tyre, fillimi i ditës me kontrollin e telefonit do të thotë ‘të zgjohesh para se truri të jetë zgjuar”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!