Bayern Munchen fitoi titullin e tetë radhazi në Gjermani në mesjavë. Dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të Bundesligës dhe bavarezët presin Freiburg ditën e sotme. Hans-Dieter Flick do të aktivizojë shumë lojtarë të rinj përballë skuadrës së Amir Abrashit.
Ritmi i lartë i ndeshjeve dhe kalendari i ngjeshur, janë një problem i madh për fizikun e lojtarëve. Kjo gjë e shqetëson Flick, i cili lëshon alarmin dhe tregon zgjidhjen që duhet bërë gjatë konferencës për shtyp.
“Ne po përjetojmë një situatë të veçantë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Futbollistët duhet të përballen me situatën, por vjen një moment kur trupi nuk mban më dhe rezistenca fizike merr fund. Kjo është arsyeja pse lojtarët kanë nevojë për pushime, sidomos ata që luajnë edhe me kombëtaret e tyre.
Do të ishte e rëndësishme t’i bashkonim të gjithë rreth një tavoline, për të gjetur një zgjidhje për të mirën e të gjithëve. Duhet gjetur një rrugë e mesme për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve“, deklaron trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al