Albin Kurti kundër tarifës në Rrugën e Kombit

schedule15:47 - 4 Prill, 2018

schedule 15:47 - 4 Prill, 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur kundër tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit. Pas konferencës ballkanike me partitë e majta të Ballkanit Perëndimor, Albin Kurti ka kërkuar rishikimin e tarifës nga ana qeverisë pasi shqiptarët e Kosovës janë të varfër është shprehur ai për mediat.

Albin Kurti: “Qytetarët e kosovës janë qytetarë të varfër. Të vetmin det kanë këtë bregdetin e Shqipërisë. Unë besoj se ai çmim është shumë i lartë. Më mirë do ishte përmes taksave të shtetit do thoja unë”.

Pyetje: “Zotit Rama do t’ia thoni këtë?”

Albin Kurti: “Këtë edhe e kemi biseduar sot para konferencës, por ai është kryeministër. Unë jam kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë. Po them dhe njëherë që për bindjen time duhet të ketë ndjeshmëri për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk arrijnë të shkojnë dot në vende të tjera për pushime, por rrinë veçse në Shqipëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!