Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studiuesit zbulojnë në Itali gjurmë të koronavirusit që në dhjetor

schedule16:20 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:20 - 19 Qershor, 2020

Virusi në Itali mund të ketë qenë prezent që në dhjetor të vitit të kaluar. Shkencëtarët italianë thonë se në ujërat e zeza të dy qyteteve janë gjetur gjurmë të koronavirusit në dhjetor, shumë kohë përpara konfirmimit të rastit të parë në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS) tha që uji nga Milano dhe Torino tregoi gjurmë gjenetike të virusit më 18 dhjetor.

Insitituti shton se ka prova nga vendet e tjera që virusi mund të ketë qarkulluar shumë më herët sesa mendohej.



Në studimin e tyre, shkencëtarët e ISS ekzaminuan 40 mostra të ujërave të zeza të mbledhura nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Italinë veriore midis tetorit të kaluar dhe shkurtit.

Mostrat nga tetori dhe nëntori rezultuan negativ, duke treguar që virusi nuk kishte mbërritur ende, tha eksperti i cilësisë së ujit në ISS, Giuseppina La Rosa. Ndërkohë, ujërat e zeza nga Bolonja filluan të tregojë gjurmë të virusit në janar.

Zyrtarët kinezë konfirmuan rastet e para në fund të dhjetorit. Rasti i parë i Italisë ishte në mes të shkurtit.

Në maj, shkencëtarët francezë thanë që testet në mostra treguan se një pacient i trajtuar për pneumoni të dyshuar pranë Parisit më 27 dhjetor në të vërtetë kishte koronavirus.

Ndërkohë në Spanjë një studim gjeti gjurmë të virusit në ujërat e zeza të mbledhura në mes të janarit në Barcelonë, rreth 40 ditë para se të zbulohej rasti i parë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!