Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Momente paniku për një romanist: Tentuan t’i vidhnin orën, përleshet me dy hajdutët

schedule14:54 - 19 Qershor, 2020

schedule 14:54 - 19 Qershor, 2020

Momente tmerri për një lojtar të Romës. Bryan Cristante ka pësuar një sulm nga dy hajdutë në kryeqytetin italian. Mesfushori i skuadrës verdhekuqe, u shokua kur një motor me dy persona të maskuar i ndaloi përpara.

Objektivi ishte vjedhja e orës Rolex. 25-vjeçari ka rezistuar dhe ka goditur me grusht njërin prej tyre. Keqbërësit nuk e kanë pritur një reagim të tillë dhe i kanë dhënë gaz motorit, duke u larguar menjëherë.

Cristante nuk ka humbur kohë dhe ka denoncuar në polici ngjarjen e ndodhur. Në një situatë të ngjashme përfundoi edhe Samu Castillejo pak ditë më parë. Spanjolli i Milanit, pa një armë t’i drejtohej në fytyrë dhe hajdutët ia dolën t’i merrnin orën e shtrenjtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!