Meta për çështjen e dekreteve të rrëzuara nga Parlamenti: Kuvendi nuk ishte bashkëpunues

schedule13:30 - 19 Qershor, 2020

schedule 13:30 - 19 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se ekonomia vijon të jetë në një shkallë të lartë informale. Presidenti tha se për tre ligjet që lidhen me koncesione dhe taksat e qytetarëve shqiptarë, Kuvendi nuk ka qenë bashkëpunues.

“Duhet që të mbështesim biznesin e vogël. Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet.  Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve”, deklaroi Meta.

Meta gjatë fjalës së tij ka sqaruar çështjen e dekreteve që u rrëzuan nga Parlamenti.

“I bëj thirrje dhe Kuvendit që të mos kalojë ligje që na çojnë në korrupsion. Kuvendi ka për detyrë të shikojë këto elementë për të mos u bërë pjesë e grupeve lobiste”, tha Meta.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka pritur asnjëherë verdiktet nga Venecia për veprimet e tij si president, pasi sipas tij ai është bazuar gjithmonë tek Kushtetuta.

“Nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer, pasi kam respektuar Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!