Alfred Cako ka bërë deklarata të forta në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” të gazetarit Enkel Demi duke theksuar se ajo që Trump e quan “deep state” është në fazën e fundit të kontrollimit të njerëzimit, tashmë përmes teknologjisë 5G dhe çipeve.
Cako shprehet faza e parë e kontrollit të njerëzimit ishte përmes vaksinimit duke e ndarë popullsisë përmes moshës, gjinisë dhe racave dhe qëllimi final është ulja e numrit të banorëve në tokë.
Sipas tij, njerëzve po ui injektohet kancer përmes vaksinave.
“Gjermania, Kina dhe Europa janë vepra të Kabalës, asaj që Trump i quan “deep state” ose organizatës së fshehtë që drejton botën.
Këta duan të bëjnë kullën e Babelit që ka ndodhur në Bibël, një qeveri botërore me diktaturë digjitale që njerëzit të kontrollohen me çipa.
Ata a kena ëpatur si ëndërr më herët këtë, por nuk kanë patur teknologjinë që ta bëjnë këtë. Tani kemi 5G-në që do ta përdprin për të kontroilluar dhe manipuluar njerëzimin.
Mikroçipi është hapi i fundit për kontrollimin e njerëzimit. Faza e parë ishte ajo e vaksinimit duke e ndarë njerëzimin sipas moshës, rracës dhe seksit duke goditur lindshmërinë e çifteve duke ulur numrin e banorëve të botës“, shprehet Cako duke shtuar se kjo organizatë synon që të ndërtojë sërish Kullën e Babelit.
“Ata mbështeten tek paganizmi dhe kryejnë rite me fëmijë duke ditur që gjaku i fëmijës është më i mirë dhe më i preferuar. Përmes gjakut të fëmijëve ata bëjnë rite dhe lidhen me demomënt. Përmes demonëve mund të shohin pikturën e kohës.
Duan të bëjnë një qeveri botërore me një ushtri, me një monedhë, etj. Por Zoti e ka bërë historinë e ka bërë të panjohur, kurse këta duan ta bëjnë të njohur duke krijuar një shkak dhe historia të vijojë sipas asaj që parashikojnë këta. Duan të sundojnë botën përmes një grushti familjesh në botë“, tha ai.
Cikli i diellit tani favorizon zgjatjen e trupave njerëzorë dhe jetëgjatësinë duke theksuar se në Elbasan janë gjetur për shembull skelete nga 6-7 metra.
“Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por, i fshehin nuk duan që të dalin“, u shpreh ai. /abcnews.al