Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot me diell dhe pa reshje në të gjithë territorin e vendit tonë.
Sipas Meteoalb temperatura maksimale pritet të shënohet në vendet e ulëta 29°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 26°C
në vendet e ulëta: 14 / 29°C
në vendet malore: 9 / 24°C