Vazhdojnë analizat për ndeshjen Teuta-Tirana, që u fitua nga “Djemtë e Detit” me rezultatin 1-0. Tirana humbi pas 17 ndeshjesh dhe Canaj e Shkëmbi, dy trajnerët e njohur, vazhduan analizën e tyre.
Canaj u shpreh: “Diçka që vihet re te Teuta, është që ka shumë freski, kjo do të thotë që ka qenë më e stërvitur në kohë pandemie. U duk diferenca me Tiranën. Te Tirana do të ndikojë psikologjia, luan në stadium bosh, humbi pas 17 ndeshjesh. Edhe me Vllazninë nuk i dihet, pavarësisht se Tirana mund të kërkojë shumë. Por në futboll ndodh gjithccka. Si do të reagojë Tirana pas humbjes? Ka dhe dëmtime, kështu që të mos e bëjmë absolute”, tha Canaj.
Ndërsa Shkëmbi, e kishte me zëvendësimin e munguar të Cobbinah: “Mbaj mend 2-3 ndeshje kur Egbo ka mbajtur në fushë Cobbinah deri në sekondat e fundit dhe ai e ka fituar ndeshjen. Me Teutën, nuk i doli mirë”, u shpreh Shkëmbi./abcnews.al