Gjiganti i Liverpool, Virgil Van Dijk, është më shumë se një mbrojtës. Holandezi përveçse e bën shumë mirë punën e tij, duke ndaluar sulmues të shumtë, është dhe një futbollist shumë teknik me topin në këmbë.
I renditur i dyti në garën për “Topin e Artë”, Van Dijk shpeshherë ka treguar cilësitë e tij të mira teknike. Këtë gjë, “tulipani” i të kuqve e ka treguar dhe sot, në stërvitjen e Liverpool.
Firmino i jep një pasim të fortë dhe të lartë, ndërsa Van Dijk, me qetësinë që e karakterizon, e kontrollon sikur të ishte Ronaldinho. Një kontroll fantastik dhe video e publikuar nga klubi i Liverpool në Twitter, po bëhet virale./abcnews.al
OH, @VirgilvDijk! ??
That touch ?? pic.twitter.com/RCEpKntMmf
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) June 17, 2020

