Çdo gjë nisi dy ditë më parë, kur sulmuesi i ri i United dhe i kombëtares angleze filloi të publikonte një seri mesazhesh në profilin e tij në Twitter. E gjitha ishte kundër varfërisë së fëmijëve, që në verë rëndohet edhe më shumë me mbylljen e shkollave.
Kjo bën që 1.3 milion fëmijë nuk mund të hanë në mensë. Duket si absurde në një vend si Britania e Madhe, por është pikërisht kështu. Për më shumë se një milion fëmijë, të cilët jetojnë në zonat e varfra, një vakt i ngrohtë në mensë është shumë i rëndësishëm.
Dhe për shumë prej tyre është i vetmi vakt që hanë gjatë ditës. Një normalitet tragjik, që në një situatë emergjence për shkak të Covid-19, mund të rëndohet dhe më shumë. Rashford, dy ditë më parë i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Boris Johnson, zyrtarisht dhe publikisht, që të lejonte dhe në verë programin për hapjen e mensave për fëmijët më të varfër, të cilët përbëjnë 15 për qind të nxënësve në shkollat shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar.
Ending child poverty is a bigger trophy than any in football, writes @MarcusRashford https://t.co/enQhgOjvt4 pic.twitter.com/tbIAPBq8Mb
— Red Box (@timesredbox) June 16, 2020
Bëhet fjalë për një kosto prej 17 eurosh për fëmijë, që mund të shpenzohet dhe në supermarket. Pra 134 milion euro në total për qeverinë, në krizë prej koronavirusit dhe gjithnjë e më pranë daljes nga Bashkimi Europian. Johnson fillimisht tha jo, duke theksuar se nuk kishte asnjë mundësi që një projekt i tillë të realizohej.
Ai shtoi se qeveria e tij kishte ndarë rreth 70 miliard sterlina për familjet më në vështirësi gjatë pandemisë. Gjithsesi mobilizimi në rrjetet sociale, nisur nga futbollisti i ri, vijon të mbledhë gjithnjë e më shumë mbështetës. Në një pikë të caktuar, presioni i mediave për një temë kaq dramatike u bë i papërmbajtshëm.
Mëngjesin e të mërkurës, disa deputetë konservatorë i kërkuan hapur kryeministrit që të dorëzohej dhe të lejonte hapjen e mensave gjatë stinës së verës. Dhe deputetët janë gjithnjë e më të shumtë në numër, duke bërë që Johnson të tërhiqet dhe të pranojë. Rashford, i emocionuar, përmes një mesazhi të publikuar në Twitter shprehet: “Nuk di se çfarë të them, vërtetë. Shihni se çfarë mund të bëjmë duke qenë të bashkuar. Kjo është Anglia e vitit 2020”. /abcnews.al
I don’t even know what to say.
Just look at what we can do when we come together, THIS is England in 2020.— Marcus Rashford (@MarcusRashford) June 16, 2020