Një amerikan rivalizon arabët, bën ofertë më të lartë për Newcastle

schedule12:59 - 17 Qershor, 2020

schedule 12:59 - 17 Qershor, 2020

Newcastle mund të ndryshojë pronarë pas 13 vitesh. Mike Ashley është gati ta lëshojë klubin dhe para pak kohësh mori një ofertë nga PCP Capital Partners, ku është i përfshirë edhe princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman. Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë, edhe pse ka pasur një akord.

Ka kundërshtime të shumta për t’ua shitur klubin arabëve. Arsyet janë dy: Në Arabinë Saudite është mbështetur transmetimi i ndeshjeve të Premier League në mënyrë piratë, ndërkohë që tjetra lidhet direkt me Mohammed bin Salman, i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Së fundmi për të blerë Newcastle ka një tjetër ofertë, madje e kalon atë të arabëve. Henry Mauriss, biznesmeni amerikan, i cili është CEO i Clear TV Ltd, kërkon të marrë drejtimin e qymyrxhinjve dhe ofron 350 milion sterlina për ta realizuar qëllimin e tij. /abcnews.al