Prej disa ditësh familjarët e të ndaluarve janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre. Para Gjykatës së Kukësit, ata kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta pasi personat që janë të ndaluar në Tiranë nuk janë përfshirë në akte dhune gjatë protestës në Rrugën e Kombit.
“Shkëlqim Vata i arrestuar në orën 3 e 20 të natës si me qenë serb. Tash ne bëjmë thirrje të zgjohet Kukësi, të mos rrijë në gjumë se bashkarisht kemi dalë. Nuk kemi dalë të kapim kush ka qenë i pari në rresht se tash mund të isha dhe mbrapa mund të isha dhe para”.
“I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë kuksianëve të bashkohen këtu para gjykatës dhe të nxjerrim vëllezërit tanë nga burgu”.
“Sot janë 23 vëllezër dhe baballarë tanë në burg, nesër do të jetë gjithë Kukësi në burg”.
“Mbaje mend! Do të bëj skandal. Jam t’u dal para televizorit. Në qoftë se djali im del i pafajshëm, të më japin me fakte me filmime që ka dhunuar forcat e rendit, ka djeg, ka shkatërruar, ai le të hyjë në burg. Në qoftë se nuk i ka bërë, ata duhet të më japin llogari se në orën 4 e 30 të mëngjesit më kanë terrorizuar familjen”./abcnews.al